Ndërlidhjet

Klinton e Tadiq bisedojnë për Kosovën


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka biseduar përmes telefonit me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, raportojnë mediat serbe.

Sipas këtyre të fundit, Klinton i ka kërkuar Serbisë të vazhdojë përpjekjet e saj “drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”.

Shefja e diplomacisë amerikane ka shtuar se SHBA është e gatshme t’iu ndihmojë të dyja palëve.

Sipas burimeve të njëjta, biseda ka ndodhur në prag të vendimit të Brukselit për t’i dhënë ose jo statusin e kandidatit evropian Serbisë.

Bisedimet për çështje teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kanë nisur në mars të vitit të kaluar.

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialog si dhe çështja e përfaqësimit rajonal të Prishtinës janë kushte për Serbinë që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
XS
SM
MD
LG