Ndërlidhjet

logo-print

Forcat Siriane të Sigurisë tërhiqen nga lagjet e Damaskut


Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare të sigurisë janë tërhequr sot nga qendra e një prej lagjeve më të mëdha të Damaskut, pas përleshjeve intensive me desertorët e ushtrisë.

Dhuna e sotme erdhi pasi ministrat e Ligës Arabe filluan bisedimet në Kajro, për ta shqyrtuar raportin e vëzhguesve të misionit të Ligës Arabe në Siri.

Pjesëtarë të opozitës siriane kanë kërkuar nga trupat e huaja që të dërgohen në Siri, në mënyrë që të krijohen zona të sigurta për disidentët.

Opozita gjithashtu ka kërkuar formalisht nga Liga Arabe që ta referojë çështjen e Sirisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG