Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Jemenit udhëton për në SHBA


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Salehi tha sot se ai do të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një trajtim mjekësor dhe gjatë një fjalimi lamtumirës, para nisjes, kërkoi faljen e njerëzve të tij.

“Do të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shërim dhe do të kthehem pastaj si kryetar i partisë së Kongresit të Përgjithshëm Popullor”, tha Salehi gjatë një interviste televizive.

“Kërkoj faljen e të gjithë njerëzve të mijë, burra dhe gra, për çfarëdo mangësie gjatë sundimit tim 33 vjeçar”, ka shtuar ai.

Një burim i afërt me presidencën tha se presidenti është larguar nga Sana, pa e shpjeguar destinacionin e tij.
XS
SM
MD
LG