Ndërlidhjet

Arabia Saudite tërheqet nga misioni në Siri i Ligës Arabe


Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, princi Saud al-Faisal tha sot se vendi i tij është tërhequr nga misioni sepse qeveria siriane nuk i ka respektuar asnjë prej pikave të planit arab, që ka për qëllim dhënien fund të krizës.

Veprimi i Arabisë Saudite vjen pas takimit të sotëm në Kajro të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe, të cilët vendosën që ta shtyjnë mandatin e misionit edhe për një muaj.

Kritikët thonë se misioni i kësaj Lige nuk ka bërë asgjë për ta ndalur dhunën që filloi para gati një viti në Siri.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar Sirian dje ka kërkuar formalisht nga Liga Arabe që ta referojë çështjen e Sirisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG