Ndërlidhjet

logo-print

Në Budapest protestohet kundër mbylljes së radios


Mijëra njerëz kanë protestuar sot në mbështetje të një radio stacioni të Budapestit, që është kritik ndaj qeverisë. Kjo radio së shpejti ka gjasa që të mbyllet, pas humbjes së licencës, në një tender të diskutueshëm.

Klubradio, e cila mendohet të ketë rreth 400 mijë dëgjues dhe konsiderohet si radioja e vetme opozitare në vend, e ka kundërshtuar vendimin e autoritetit rregullativ të medias në Hungari.

Mbyllja e radios ka tërhequr vëmendjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë kritike ndaj ligjit për media të Hungarisë, që ishte miratuar në vitin 2010 nga partia e kryeministrit të tanishëm, Viktor Orban.

Ndërkohë, drejtori i radios, Andras Arato tha sot se përderisa radio stacioni dëshironte vetëm të transmetonte fakte dhe opinione, ai është shndërruar në simbol të lirisë së shprehjes.
XS
SM
MD
LG