Ndërlidhjet

logo-print

Gjendet edhe trupi i 13-të në anijen italiane


Zhytësit italianë e kanë gjetur trupin e vdekur të një gruaje në bordin e anijes italiane të udhëtimit, Costa Concordia, duke e çuar në 13 numrin e të vdekurve, të konfirmuar deri më tani.

Autoriteti Italian i Mbrojtjes Civile tha se Shërbimi italian i Zhytësve e ka gjetur trupin e vdekur në kuvertën numër shtatë të anijes, rreth 10 metra nën vijën e ujit.

Shefi i Mbrojtjes Civile, Franko Gabrielli tha se 24 persona ende konsiderohen të zhdukur.

Më herët, autoritetet italiane ngritën shqetësime rreth mundësisë se shifra e të humburve është më e madhe, pasi që një numër i udhëtarëve mund të mos kenë qenë të regjistruar gjatë udhëtimit me Costa Concordia-n, e cila u fundos më 13 janar në afërsi të ishullit Gjilio, në brigjet perëndimore të Italisë.
XS
SM
MD
LG