Ndërlidhjet

Policia demanton Vetëvendosjen


Policia e Kosovës ka demantuar njoftimet e Lëvizjes Vetëvendosje se po pengon furnizimin e protestuesve me veshmbathje dhe ushqim.

“Absolutisht nuk qëndron informacioni se Policia e Kosoëvs ka penguar dërgimin e ushqimit për protestuesit në atë lokacion. Mund të them se Policia ka lejuar që ushqimi dhe veshmbathja e protestuesve të shkojë deri tek ata duke mundësuar edhe qarkullimin në afërsi të automjeteve, në mënyrë që të shpërndahet ushqimi për protestuesit”, tha zëdhënësi Baki Kelani në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë më herët se policia ka bllokuar materialin logjistik, por edhe ushqimin e veshmbathjen të dedikuar për protestuesit që po qëndrojnë në afërsi të dy pikave kufitare me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Kelani konfirmon ndalimin e materalit logjistik.

“Materialet tjera, si agregatët apo derivatet e caktuara, janë ndaluar nga policia për të bërë verifikimin dhe prejardhjen e e tyre, sepse çdo gjë që kalon kah pikat kufitare duhet verifikuar”, tha Kelani, i cili e cilëson situatën aktuale në të dy vendet ku janë përqendruar protestuesit si të qetë.
XS
SM
MD
LG