Ndërlidhjet

VV: Përmbyllet protesta


Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se është bërë i pamundur qëndrimi i sigurtë i protestuesve në Merdarë, për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik dhe temperaturës së ultë që mbizotëron atje.

Në një komunikatë të kësaj lëvizjeje thuhet se gjysëm ore pas mesnate policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin Veton Dragusha, i cili ishte i angazhuar në bartjen e batanijeve, ushqimit, reflektorëve, e gjësendeve tjera, duke i konfiskuar ato. Njëkohësisht policia i ka bllokuar të gjitha rrugët e kryesore për në vendin e protestës, më qëllim të bllokimit të komunikimit mes qendrave urbane dhe protestës, thuhet në komunikatë.

Rreth orës 01:30 përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë mbyllur protestën e djeshme në Merdarë, që ishte organizuar në mbrojtje të Republikës dhe prodhimeve të vendit, njofton Lëvizja.

Në shenjë përgjegjësie për mirëqenien e protestuesve, udhëheqësit e Lëvizjës Vetëvendosje u kanë kërkuar atyre që të shpërndahen në mënyrë të qetë, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, citohet të ketë thënë: “Duke qenë se u bë i pamundshëm qëndrimi te Dheu i Bardhë ku tashmë hynë veturat dhe maunet me mallra serbe, u vendos që tani nuk është më e arsyeshme që të bllokohet Serbia vetëm në njërën pikë kufitare. Protesta paqësore në mbrojtje të Republikës për prodhimin vendor dhe kundër Serbisë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma të tjera, për çfarë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti, njofton Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG