Ndërlidhjet

BE pritet t’i zgjerojë sanksionet ndaj Iranit


Bashkimi Evropian pritet që t’i forëcojnë sot sanksionet kundër Iranit.

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet që të pajtohen për embargo ndaj naftës së Iranit dhe sanksione kundër bankës qendrore të këtij vendi.

Ministri i jashtëm francez, Allan Zhupe tha javën e kaluar se sanksionet janë shpresa e vetme për t’iu shmangur ndërhyrjes ushtarake.

Të premten, Bashkimi Evropian dhe liderët amerikanë thanë se do të vazhdonin presionin ndaj Iranit, për t’iu ri-kthyer negociatave lidhur me programin e tij bërthamor.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton tha se Irani është duke shkuar drejt një rruge të rrezikshme, duke ndjekur programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG