Ndërlidhjet

Raportohet për katër militantë të vrarë pakistanezë


Raportet nga Pakistani njoftojnë se nga një sulm i një avioni amerikan pa drejtues kanë mbetur të vrarë katër militantë të dyshuar pakistanezë, në rajonin e Vaziristanit Verior, në afërsi me kufirin afgan.

Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se sulmi ndodhi në fshatin Degan, në afërsi të Miranshahut, qyteti kryesor në Vaziristanin Verior.

Në këtë zonë janë aktivë militanët talibanë dhe të Al-Kaidës.

Raportet citojnë zyrtarët pakistanezë të kenë thënë se sulmi mendohet të ketë pasur cak një automjet që bartte militantët e dyshuar.
XS
SM
MD
LG