Ndërlidhjet

Parlamenti i ri egjiptian pritet të mbajë seancën e parë


Parlamenti i sapo zgjedhur i Egjiptit pritet të mbajë sot seancën e parë parlamentare.

Partia e Vëllazërisë Myslimane ishte fituesja më e madhe në votimin e parë të lirë të Egjiptit në shumë dekada.

Kjo parti është zotuar që ta udhëheqë Egjiptin në tranzicionin në udhëheqjen civile, pasi gjeneralët e morën pushtetin në duar pas rrëzimit të Hosni Mubarakut në shkurt të vitit të kaluar.

Një nga hapat e parë në seancën e sotme është zgjedhja e kryetarit të parlamentit, që pritet të jetë nominim i Partisë për Liri dhe Drejtësi i Vëllazërisë Myslimane.

Lëvizjet rinore thanë se do të protestojnë jashtë shtëpisë së Parlamentit, për t’u siguruar se protestuesit e vrarë gjatë kryengritjeve nuk janë harruar.
XS
SM
MD
LG