Ndërlidhjet

logo-print

Aeroplan mbajtësi amerikan lundroi pa probleme në Gjirin Persik


Marina amerikane tha se një prej aeroplan mbajtësve të saj ka lundruar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik pa ndonjë incident.

Një zëdhënëse e Flotës së Pestë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se pajisja e ka kompletuar atë që ajo e quajti kalim të rregullt dhe rutinor nëpër Ngushticë.

Ky lajm vjen një ditë pasi Irani u tërhoq nga një kërcënim i mëhershëm për të ndërmarrë veprime, nëse aeroplan mbajtësi amerikan ri-kthehet në rrugën strategjike.
XS
SM
MD
LG