Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 23 janarin në vite…


Riçard Nikson

Riçard Nikson

1973 - Presidenti Riçard Nikson njoftoi se është arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund Luftës së Vietnamit.

638 - Fillimi i kalendarit islamik.

1556 - Tërmetit më vdekjeprurës ndonjëherë ndodhi në Shensi, province kineze, ku mbetën të vdekur 830.000 persona.

1849 - Elizabeta Blekuell u bë gruaja e parë në Amerikë që mori një diplomë mjekësore, nga instituti shëndetësor i Gjenevës, Nju Jork.

1901- Një zjarr i madh rrënoi Montrealin, duke rezultuar me 2.5 milionë dollarë pronë të humbur.

1913 - "Turqit e Rinj" u revoltuan për shkak se ata u zemëruan me koncesionet e bëra në bisedimet e paqes në Londër.

1948 - Sovjetikët refuzuan hyrjen e OKB-së në Korenë e Veriut për të administruar zgjedhjet.

1950 - Jerusalemi bëhet zyrtarisht kryeqyteti i Izraelit.

1989 - Piktori surrealist Salvador Dali, vdiq në Spanjë në moshën 84 vjeçare.

1997 - Qeveria zvicerane, tri banka dhe disa biznese, ranë dakord për të ngritur një fond humanitar të sektorit privat viktimat e Holokaustit Nazist dhe trashëgimtarëve të tyre.(g.k.)
XS
SM
MD
LG