Ndërlidhjet

Turqia kërcënon Francën me masa shtesë


Ministri i jashtëm turk thotë se vendi i tij do të zbatojë një varg masash të reja kundër Francës, nëse Senati Francez miraton një projektligj që e bën krim mohimin se vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Osmane ishin gjenocid.

Ahmet Dautogllu nuk tregoi se për çfarë masash është fjala.

Projektligji në fjalë pritet që të debatohet sot në Senatin Francez.

Shtëpia e ulët e parlamentit francez veçse e ka miratuar projektligjin, i cili parasheh dënimin e shkelësve me nga një vit burgim apo 45 mijë euro gjobë.

Në një rekomandim të javës së kaluar, një panel i Senatit Francez kishte thënë se projektligji ishte antikushtetues, sepse shkelë lirinë e shprehjes.
XS
SM
MD
LG