Ndërlidhjet

Mitrovicë: Gjendja përgjithësisht e qetë në dy javët e fundit


Situata e sigurisë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë në Mitrovicë, duke përfshirë edhe veriun. Kështu vlerësuan sot përfaqësuesit e strukturave komunale dhe ata të sigurisë në takimin e Komitetit lokal për siguri publike.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se në dy javët e fundit nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. “Në përgjithësi situata është e qetë dhe pa ndonjë ndryshim”, tha Haziri.

Ai shtoi se barrikadat vazhdojnë të paraqesin problemin më të madh, meqë si pasojë nuk ka lëvizje të lirë për shqiptarët dhe pjesëtarët e komunitetit joserb që jetojnë në veri.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se si pasojë e barrikadave të vendosura në rrugët magjistrale, gjendjen më të rëndë e kanë banorët e tri fshatrave shqiptare të Leposaviqit. “Një punë e mirë është bërë me fillimin e qarkullimit të një kombibusi drejt këtyre fshatrave nëpërmjet Zveçanit.”, ka thënë Bala.
XS
SM
MD
LG