Ndërlidhjet

Presidenti i Jemenit niset për në Amerikë


Agjencitë e lajmeve të Jemenit thonë se presidenti Ali Abdullah Saleh, pas një ndalese të shkurtër, është larguar nga Omani për t’u nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një trajtim mjekësor.

Saleh u largua dje nga Jemeni, një ditë pasi parlamenti miratoi një ligj që i jep atij imunitet të plotë nga ndjekja penale, në këmbim të dorëheqjes, në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga fqinjët e Gjirit.

Salehi, i cili ka sunduar që 33 vjet në Jemen, për muaj të tërë kishte refuzuar të nënshkruante një plan për transferimin e fuqisë, pavarësisht protestave që filluan para më shumë se një viti, që kërkonin dorëheqjen e tij.

SHBA-ja ka konfirmuar se ka lëshuar një vizë për Salehin, por që thotë se viza ia kushtëzon atij qëndrimin në vend vetëm deri në përfundim të trajtimit mjekësor.
XS
SM
MD
LG