Ndërlidhjet

Senati Francez debaton projektligjin për armenët


Senati Francez pritet të debatojë sot rreth një projektligji që e bën krim mohimin se vrasja masive e armenëve nga Perandoria Osmane është gjenocid.

Shtëpia e ulët e parlamentit francez veçse e ka miratuar projektligjin, i cili parasheh dënimin e shkelësve me nga një vit burgim apo 45 mijë euro gjobë.

Në një rekomandim të javës së kaluar, një panel i Senatit Francez kishte thënë se projektligji ishte antikushtetues, sepse shkelë lirinë e shprehjes.

Ndërkohë Ankaraja e ka paralajmëruar Francën që të mos e miratojë projektligjin, pasi që, sipas ministrit të jashtëm turk, vendi i tij do të ndërmarrë masa shtesë ndaj Francës, nëse projektligji kalon.
XS
SM
MD
LG