Ndërlidhjet

Nuk ka ende vendim se ku do të gjykohet djali i Gadafit


Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve thotë se ende nuk ka marrë vendim nëse Saif al-Islam Gadafi do të gjykohet në Libi.

Një zëdhënës i Gjykatës, Fadi El-Abdallah tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim nga gjykatësit lidhur me këtë çështje.

Kjo deklaratë është tërësisht e kundërt me atë të ministrit të drejtësisë së Libisë, Ali Kalifa Ashur, i cili tha se Libia ka aplikuar të premten në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime që Saif al-Islam, djali i diktatorit, Muamer Gadafit, të gjykohet në Libi dhe se Gjykata Ndërkombëtare e kishte pranuar një kërkesë të tillë.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve e ka akuzuar djalin e Gadafit për përfshirje në sulmet ndaj protestuesve në Libi vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG