Ndërlidhjet

logo-print

Obama do të takohet me Montin më 9 shkurt


Presidenti amerikan, Barak Obama do të takohet me kryeministrin italian, Mario Monti, në Uashington, më 9 shkurt, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.

Ata pritet të diskutojnë rreth përpjekjeve për ta mposhtur krizën e borxheve, që e ka kërcënuar jo vetëm Italinë, por dhe pjesën tjetër të eurozonës.

“Të dy liderët do të diskutojnë për hapat e plotë që qeveria italiane po ndërmerr për të rikthyer besimin e tregut dhe për të frymëzuar rritjen nëpërmjet reformave strukturore, si dhe rreth mundësisë së një zgjerimi të sistemit të sigurisë financiare të Evropës”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
XS
SM
MD
LG