Ndërlidhjet

logo-print

Iraku interesohet për blerjen e aeroplanëve çekë


Ministri i mbrojtes së Irakut tha sot se vendi i tij do të dëshironte që të blente aeroplanët ushtarakë, të prodhuar në Çeki.

Sadun Dulaimi, pas një takimi me homologun e tij çek në Pragë, Aleksandër Vondra, tha se Iraku është shumë i interesuar që të bëjë shumë shpejt marrëveshje me Republikën Çeke.

Ministrat u thanë gazetarëve se Iraku është i interesuar jo vetëm në aeroplanët që veçse janë prodhuar, por gjithashtu edhe në aeroplanët e rinj, që prodhohen nga i njejti prodhues, Aero Vodoshodi.
XS
SM
MD
LG