Ndërlidhjet

logo-print

Lubjanë: Hoxhaj kërkon mbështetje nga Sllovenia


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar mbështetjen e mëtejshme të Sllovenisë për nënshkrimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me BE-në.

Këto kërkesa zoti Hoxhaj i ka shtruar sot në takimin me ministrin e jashtëm të Sllovenisë, Samuel Zhbogar, në Lubjanë, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, ministri Hoxhaj e ka njoftuar zotin Zhbogar, i cili tashmë është emëruar shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, për përgatitjet lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
XS
SM
MD
LG