Ndërlidhjet

Bashkëpunim mes opozitës shqiptare dhe maqedonase!?


Parlamenti i Maqedonisë
Parlamenti i Maqedonisë
Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase po diskutojnë modalitetet e vendosjes së bashkëpunimit, që për synim parësor do të kishte rrëzimin e qeverisë aktuale dhe zhbllokimin e procesit integrues, me këtë, edhe nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike në të cilën ndodhet.

Bashkëpunimi mes LSDM-së, të ish presidentit Branko Cërvenkovski dhe PDSH-së të Menduh Thaçit, ende nuk është zyrtarizuar, por burime partiake thonë se negociatat mes dy subjekteve politike tashmë po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.

Dy liderët kanë realizuar edhe takime që janë mbajtur larg syze të opinionit publik, dhe ka qenë Cërvenkovski ai që për mediat maqedonase ka pranuar takimin me Thaçin, duke e quajtur si normale një bashkëveprim mes partive opozitare.

Dy partitë të provincave të ndryshme, asnjëherë, që nga vendosja e pluralizmit, nuk kanë pasur koalicione mes tyre, por kjo periudhë është përshkuar me tensione dhe akuza mes tyre për zhvillime të ndryshme në Maqedoni, në veçanti lidhur me ato që kanë të bëjnë me shqiptarë.

Por, sipas njohësve të zhvillimeve politike, kur është në pyetje marrja e pushtetit, nuk duhet përjashtuar asnjë koalicion partiak.

Në politikë gjithçka është e mundur, në veçanti në pjesën që ka të bëjë me koalicionet.
Në politikë gjithçka është e mundur, në veçanti në pjesën që ka të bëjë me koalicionet. Pra, kur është në pyetje marrja e pushtetit, asgjë nuk përjashtohet, përfshirë dhe koalicionet ndërpartiake pa marrë parasysh se për çfarë orientimesh bëhet fjalë ”, thotë Tanja Karakamisheva, ligjëruese e sistemit politik në Universitetin e Shkupit, duke shtuar se koalicione të këtilla apo marrëveshje bashkëpunimi bëhen edhe në shtete tjera më popullatë të përzier etnike.

Ndërsa, duke komentuat mundësinë e bashkëpunimit PDSH-LSDM, analisit Albert Musliu thotë:

Do të ishte në funksion të zhvillimeve demokratike, meqë pa një opozitë të konsoliduar, me siguri se monitorimi dhe korrigjimi i veprimeve të pozitës do të ishte i pamundur. Mendoj se është një moment i ri, por te koalicionet rregulli është që të jetë interesi i përbashkët dhe bazat të vendosen në mënyrë objektive”.

Por, Karakamisheva tërheq vërejtjen se marrëveshjet nuk duhet të arrihen vetëm me synimin për rrëzimin e pushtetit, por duhet të kenë edhe platforma të qarta në bazë të të cilave do të përkufizonin veprimin e mëtejmë politik në drejtim të përfitimit të elektoratit.

Është me rëndësi të dihet se në bazë të cilave platforma ato vendosin bashkëpunimin e tyre, se bëhet fjalë vetëm për bashkëveprim me qëllim rrëzimin e pushtetit, apo vallë ato kanë ide të përbashkëta programore e kështu me radhë”, thotë Karakamisheva.

Nga ana tjetër analisti, Albert Musliu thotë se përkundër faktit se bëhet fjalë për parti me orientime politike, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ato të kenë dhe programe të përbashkëta, ashtu siç kanë partitë e qeverisë aktuale.

Bashkëpunimi mund të jetë edhe programor, që është pak më rëndë i realizueshëm, meqë bëhet fjalë për parti të qendrës së djathtë dhe parti të qendrës së majtë, por kjo edhe mund të mos jetë problem, pasi edhe qeveria aktuale përbëhet nga parti të qendrës së djathtë dhe parti të qendrës së majtë. Do të thotë, gjithçka varet nga objektivat e tyre që do të jenë, unë mendoj se kjo fazë nënkupton bashkëpunim për rrëzimin e pozitës, por nuk është e pamundur që nëse ai bashkëpunim funksionon mirë, në një fazë parazgjedhore të kthehet edhe në bashkëpunim programor ku do t’i gjejnë pikat e përbashkëta”, u shpreh Musliu.

Zhvillimet e këtilla politike në drejtim të bashkëveprimit partiak bëhen edhe përkundër faktit se këtë viti në Maqedoni nuk pritet të ketë zgjedhje lokale, parlamentare apo edhe presidenciale.
XS
SM
MD
LG