Ndërlidhjet

Zyra e Pacollit: Gana e ka njohur Kosovën


Republika e Ganës e ka njohur Republikën e Kosovës, ka njoftuar sot Zyra e zëvendës kryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas njoftimit, vendimi për njohje i është kumtuar zyrtarisht zotit Pacolli nga ana e Ministrit të jashtëm të Ganës, Ahlaji Muhamad Mumuni.

Pacolli është shprehur i “lumtur” për këtë njohje, meqë “Gana ishte njëri nga shtetet më të vështira të Afrikës, për shkak se ndikimi i fqinjëve tanë verior, ishte i madh”.

Mëtutje ai ka theksuar se në dhjetor të vitit të kaluar, në Nju Jork, është takuar me presidentin e këtij vendi, Xhon Ata Mills, ndërsa ka pasur takime edhe me Ministrin e jashtëm, Alhaji Muhamad Mumuni.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se “është optimist se njohjet për Kosovën do të vazhdojnë të vijnë”.

Gana është shteti i 86, që e ka njohur Republikën e Kosovës.
XS
SM
MD
LG