Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Mirëpriten sanksionet e BE-s kundër Iranit


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për ndërmarrjen e sanksioneve ndaj eksportit të naftës nga Irani.

- Bashkimi Evropian sot ka vendosur sanksione ndaj eksportit të naftës nga Irani. Mendoj se ky është hap në drejtim të duhur. Tash për tash, është e pamundshme të dihet se çfarë rezultati do të kenë këto sanksione, por ndaj Iranit kërkohet presion i rëndë dhe i shpejtë. Këto sanksione duhet të vlerësohen sipas rezultateve që i sjellin. Sot, Irani vazhdon të zhvilloj armatim atomik pa ndërprerje”, tha Netanjahu.

Izraeli dhe shtetet perëndimore e akuzojnë Iranin se po zhvillon armatim atomik. Irani i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG