Ndërlidhjet

Itali: U gjetën edhe dy trupa të pajetë në anijen e fundosur


Ekipet e shpëtimit i kanë gjetur edhe trupat e pajetë të dy femrave, në anijen e përmbysur Kosta Konkordia, në bregdetin e Italisë.

Kështu, numri i personave që e humbën jetën nga fundosja e anijes, arriti në 15, ndërsa 19 vetë ende konsiderohen të zhdukur.

Njëherësh, Agjencisë së mbrojtjes civile të Italisë is është dhënë leja për ta filluar nxjerrjen me pompa të afro 2 mijë tonëve të karburantit brenda anijes. Në këtë mënyrë do të evitohej dëmtimi i ambientit, nga anija që u shkatërrua më 13 janar.


Kapiteni i anijes luksoze, Françesko Sçetino, ballafaqohet me akuza të vrasjes së shumfishtë, lidhur me përmbysjen e anijes.

Një avokat i kapitenit u tha sot gazetarëve se prokurorët po e shqyrtojnë zgjerimin e akuzave, që mund t’i përfshijnë edhe menaxherët e kompanisë pronare të anijes, Kosta Kruize.
XS
SM
MD
LG