Ndërlidhjet

Sulme në Bagdad, 10 të vrarë


Dy makina bombë kanë shpërthyer sot në kryeqytetin irakian - Bagdad.

Shpërthimet kishin në shënjestër shiitët, ndërsa vranë 10 persona dhe plagosën 31 të tjerë.

Shpërthimi i parë ndodhi pranë vendit ku mblidhen punëtorët për të pritur punë, ndërsa i dyti në afërsi të tij.

Incidentet në zonën Sader Siti të Bagdadit vijnë në vazhdën e sulmeve të shpeshta kundër shiitëve, prejse trupat e fundit amerikane lëshuan Irakun muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG