Ndërlidhjet

logo-print

Romni publikon taksat


Kandidati për president të SHBA-së nga radhët e Partisë Republikane, Mit Romni, ka publikuar disa të dhëna, sipas të cilave, ai do të paguajë 6.2 milionë dollarë taksa nga të ardhurat totale në vlerë prej 42 milionë dollarësh, gjatë dy vjetëve të fundit.

Sipas gazetës “Washington Post”, Romni ka raportuar të ardhura prej 21.7 milionë dollarësh në vitin 2010 dhe 20.9 milionë dollarësh më 2011.

Shumica e tyre thuhet se burojnë nga investimet.

Të dhënat po ashtu tregojnë se Romni ka dhënë rreth 3 milionë dollarë për qëllime bamirësie dhe për Kishën Mormone, anëtar i së cilës është edhe vetë.

Romni, ish-guvernator i Masaçusec, ka qenë nën presion për të publikuar taksat e tij.

Ai ka zënë vendin e dytë në zgjedhjet preliminare në Karolinën e Jugut, duke pasuar rivalin Njut Gingriç.
XS
SM
MD
LG