Ndërlidhjet

Franca, ende pa vendim për tërheqjen nga Afganistani


Ministri i Jashtëm francez, Allen Zhupe, tha se Franca do të presë vizitën e presidentit afgan, Hamid Karzai, në Paris, për të vendosur nëse do të përshpejtojë tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani.

Presidenti Nikolas Sarkozi, javën e kaluar, ka pezulluar të gjitha operacionet tokësore të Francës në Afganistan dhe ka kërcënuar se do t’i tërheqë trupat para afatit të largimit më 2014. Ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e vrasjes së katër ushtarëve francezë nga një ushtar afgan.

Talibanët kanë thënë se kanë rekrutuar një ushtar të Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit për të kryer sulmin e 20 janarit në lindje të shtetit afgan, në të cilin janë plagosur edhe 15 ushtarë të tjerë.

Forca e udhëhequr nga NATO-ja ka thënë sot se është ende herët të konkludohet nëse talibanët kanë qenë të përfshirë në sulm.
XS
SM
MD
LG