Ndërlidhjet

logo-print

Stuhia gjeomagnetike godet Tokën


Fusha magnetike e Tokës do të goditet sot nga stuhia më e fortë gjeomagnetike në gjashtë vjetët e fundit, çfarë mund të ndikojë në sistemin elektrik, në satelitë dhe në linjat ajrore, ka njoftuar Qendra Amerikane për Parashikimin e Motit në Hapësirë.

Stuhia gjeomagnetike është një ndërprerje e përkohshme e fushës magnetike të Tokës, ndërsa shkaktohet nga aktiviteti diellor.

Grimcat diellore pritet të lëvizin me një shpejtësi prej 2,000 kilometrash në sekondë, që është pesë herë më shumë se shpejtësia normale e tyre.

Kjo thuhet të jetë edhe arsyeja përse mund të vijë deri te pengesat në radio-lidhje.

Ndikimi i stuhisë gjeomagnetike në njerëz vetëm sa ka filluar të studiohet.
XS
SM
MD
LG