Ndërlidhjet


Përderisa në territorin e saj ka kufizime serioze të lëvizjes së lirë, Kosova synon të hyjë në kuadër të vendeve për qytetarët e të cilave është bërë tashmë e mundshme lëvizja pa viza në shtetet evropiane.

Javën e kaluar Prishtina zyrtare nisi zyrtarisht dialogun për liberalizimin e vizave me Komisionin Evropian me qëllim identifikimin e kritereve të cilat duhet të përmbushen deri në përfundimin e procesit.

Kohët e fundit nuk janë të paktë ata që kanë shtruar dilemën se sa do të luajë rol mungesa e qarkullimit të lirë në veri të Kosovës në procesin që do të mundësonte edhe lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së.

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku


Ministrja për integrime, Vlora Çitaku, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk mund të flitet për mungesë të lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës, por se atje mbizotërojnë grupet kriminale që po e pengojnë qarkullimin e njerëzve e të mallrave.

Në veri të Republikës së Kosovës kemi një grup të vogël njerëzish-jo të gjithë qytetarët, sepse duhet bërë dallim, por ekziston një grup i vogël njerëzish, të cilët nuk kanë motive e as politike e as humane. Ata janë pjesë e grupeve kriminale, të cilat duke krijuar një situatë ku nuk mbretëron rendi dhe ligji, përfitojnë materialisht”, u shpreh ajo.

Për të udhëtuar për në vendet evropiane, qytetarët e Kosovës duhet fillimisht të aplikojnë në ambasadat e shteteve përkatëse për të paguar, në rast të aprovimit të kërkesës, nga 35 deri në 90 euro për vizë.

Paradoksi lind kur një kosovar, i etnisë shqiptare, dëshiron të shkojë në veri të Mitrovicës, i cili mbase do të përballet me jo pak kufizime.

Çitaku tha se që nga aksioni policor i 25 korrikut me qëllim marrjen e kontrollit të pikave kufitare në veri të vendit është “vulosur integriteti territorial”.

Unë si ministre ende nuk mund të shkoj në veri. Institucionet e Kosovës ende nuk e kanë shtrirë sovranitetin, ndërkohë që integriteti territorial është vulosur më 25 korrik”, theksoi ajo.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë me rastin e nisjes së dialogut për viza, komisionarja për çështje të brendshme të BE-së, Sesilia Malmstrom, theksoi se përveç kushteve teknike, Brukseli do t’i kushtojë rëndësi të posaçme edhe menaxhimit të integruar të kufirit dhe bashkëpunimit fqinjësor.

Mirëpo, profesori në Qendrën për Studime në Evropën Juglindore në kuadër të Universitetit të Gracit, Florian Biber, në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, nuk hodhi poshtë mundësinë që pikërisht mungesa e një kufiri funksional në mes të Kosovës e Serbisë të paraqes pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të njëjtin problem, sipas tij, kanë pasur grekët me Qipron për shumë vite me radhë.
Mungesa e atij kufiri është diçka që do të mund të bëhej një problem për Kosovën.

Mungesa e atij kufiri është diçka që do të mund të bëhej një problem për Kosovën. Pra, kjo është një gjë që do të kërkojë nj lloj zgjidhje që Kosovës t’i mundësohet udhëtimi pa viza, por në anën tjetër mund të thuhet se Serbisë iu liberalizuan vizat edhe pse as Serbia nuk kontrollon tërësisht kufijtë e saj. Pra, duhet të shohim se si do të përfundojë e tërë kjo”, vlerësoi ai.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, pala kosovare dhe ajo serbe u pajtuan në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve kufitare. Megjithatë, zbatimi në terren i kësaj marrëveshjeje vazhdon të mbetet çështje diskutimi në diskursin politik në të dyja vendet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG