Ndërlidhjet

logo-print

Australia u bashkohet sanksioneve kundër Iranit


Australia ka thënë se do të ndjekë Bashkimin Evropian dhe do të vendosë ndalesa ndaj importeve të naftës nga Irani.

Njoftimi është bërë nga ministri i Jashtëm australian, Kevin Rud, gjatë vizitës që po zhvillon në Londër.

Bashkimi Evropian, të hënën, ka rënë dakord për ndalim të menjëhershëm të kontratave të reja për importe të naftës nga Irani, ndërsa ka thënë se kontratat ekzistuese me Republikën Islamike do të vazhdojnë deri më 1 korrik.

Ky vendim vjen në mesin e presionit ndërkombëtar kundër Teheranit, për t’iu kthyer bisedimeve për aktivitetin e tij bërthamor.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani ka për qëllim krijimin e armëve atomike, akuza këto që hidhen poshtë nga autoritetet iraniane.

Ministria e Naftës në Iran ka shprehur bindjen se “sanksionet nuk do të jenë të efektshme”, meqë, siç ka thënë, Teherani mund të gjejë lehtë tregje të reja për naftën.
XS
SM
MD
LG