Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan e quan “racist” ligjin për gjenocidin


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, e ka quajtur “diskriminues dhe racist” ligjin që ka miratuar Senati francez e që konsideron gjenocid çdo mohim të gjenocidit ndaj armenëve.

Erdogan ka thënë se Turqia do të zbatojë “masa hakmarrëse kundër Francës, hap pas hapi”.

Sipas ligjit të miratuar të hënën, secili që mohon gjenocidin e kryer nga turqit otomanë kundër armenëve, mund të përballet me një vjet heqje lirie apo edhe gjobë prej 57 mijë dollarësh.

Udhëheqësia armene e ka quajtur miratimin e ligjit ngjarje historike.
XS
SM
MD
LG