Ndërlidhjet

Gjykatësi spanjoll para gjyqit


Në Madrid është hapur gjyqi ndaj një gjyqtari spanjoll, të akuzuar për shpërdorimin e kompetencave.

Baltasar Garzon njihet për paditjen e liderit të ndjerë kilian, Augusto Pinoçeti, në lidhje me shkelje të të drejtave të njeriut.

Dy grupe spanjolle të krahut të djathtë akuzojnë Garzonin për abuzime të detyrës, që lidhen me hetimet e zhdukjes së 114,000 njerëzve ndërmjet luftës civile të Spanjës më 1936 dhe diktaturës pasuese të gjeneralit Francisko Franko, që përfundoi më 1975.

Grupet për të drejtat e njeriut e kanë quajtur skandal gjykimin e Gjykatës Supreme.

Nëse dënohet, Garzon mund të pezullohet nga profesioni ligjor.
XS
SM
MD
LG