Ndërlidhjet

Kryeministri rumun kërkon unitet


Kryeministri i Rumanisë, Emil Boc, ka bërë thirrje për unitet, në kohën kur protestat kundër masave të kursimit kanë përfshirë vendin e tij.

Gjatë adresimit në Parlament – me rastin e Ditës së Unitetit në Rumani – ai ka kërkuar nga qytetarët të punojnë së bashku për të tejkaluar vështirësitë ekonomike.

“Njerëzit janë duke pritur për zgjidhje, për unitet dhe jo për ndarje”, ka thënë Boc.

Në kohën e fjalimit, rreth 2,500 protestues janë mbledhur jashtë ndërtesës qeveritare në Bukuresht, ndërsa rreth 5,000 të tjerë në qytetin Iasi.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, për shkak të, siç thonë, rënies së standardit të jetesës.
XS
SM
MD
LG