Ndërlidhjet

Tragjedia e Italisë, zbulohet trupi i 16-të


Zhytësit kanë gjetur trupin e një gruaje të moshuar në anijen "Costa Concordia".

Gjetja çon në 16 numrin e viktimave që kanë humbur jetën kur anija, me rreth 4,200 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ka goditur shkëmbin afër Ishullit Giglio, në brigjet perëndimore të Italisë.

Së paku edhe 18 njerëz vazhdojnë të mbesin të humbur nga aksidenti i 13 janarit.

Kapiteni i anijes, Françesko Shetino, përballet me akuzat për vrajse dhe braktisje të anijes së tij.
XS
SM
MD
LG