Ndërlidhjet

Papa thekson rëndësinë e heshtjes në komunikim


Papa Benedikti XVI u ka kërkuar njerëzve më shumë vëmendje për “vlerën e heshtjes”, në mënyrë që të komunikojnë më mirë.

Në mesazhin e tij vjetor të komunikimit, të publikuar në faqen e internetit të Vatikanit, Papa ka thënë se “heshtja është një element integral i komunikimit; në mungesë të saj, nuk mund të ekzistojnë fjalë të pasura në përmbajtje”.

Kreu i Kishës Katolike Romake ka thënë se kur “mesazhet dhe informacionet janë me bollëk, heshtja bëhet e domosdoshme, nëse dimë të dallojmë çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është dytësore”.

Papa ka thënë se nganjëherë komunikimi më autentik bëhet në heshtje absolute.
XS
SM
MD
LG