Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmet me bomba – 13 të vrarë


Nga Bagdadi raportohet se katër bomba kanë eksploduar në hapësirat e banuara me popullatë shumicë shiite, me ç’rast janë vrarë së paku 13 vetë, dhe janë plagosur më se 70 të tjerë.

Më së shumti njerëz humbën jetën në sulmin në lagjen Sadër Siti, ku u vranë së paku 8 vetë dhe u plagosën më se 20.

Disa minuta më vonë, një veturë – bombë shpërtheu në një kryqëzim rrugësh, afër vendit të eksplodimit të parë.

Më vonë, eksploduan edhe dy makina – bomba në lagjet shiite në pjesën veriore të Bagdadit.

Këto sulme në kryeqytetin irakian, Bagdad, ndodhën në periudhën e krizës politike, e cila karakterizohet me kundërshtimet ndërmjet qeverisë së udhëhequr shiite dhe bllokut më të madh politik, që mbështetet nga sunitët.

Kjo krizë i ka shtuar shqetësimet për ripërtritjen e sulmeve sektare, një muaj pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Iraku.
XS
SM
MD
LG