Ndërlidhjet

Nuland: SHBA e mbështet dialogun Kosovë - Serbi


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, ka thënë se Uashingtoni e inkurajon normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Ne vazhdojmë ta inkurajojmë, ashtu siç ka bërë sekretarja Klinton në bisedën e saj telefonike, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është mirë për të dy vendet dhe mirë për rajonin. Ne jemi shumë mbështetës për dialogun, i cili tash po vazhdon, që është komponentë kryesore në rrugën drejt anëtarësimit në BE, që e ka paraqitur BE-ja”, tha Viktoria Nuland, mbrëmë vonë, në paraqitjen e rregullt para gazetarëve në Departamentin amerikan të shtetit në Uashington.

Në këtë deklaratë, ajo iu referua bisedës telefonike, që sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e kishte zhvilluar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, më 21 janar.
XS
SM
MD
LG