Ndërlidhjet

Egjipt: Ushtria pjesërisht e tërheq gjendjen emergjente


Shefi i Këshillit suprem të forcave të armatosura të Egjiptit, Huesin Tantavi, i ka shpallur planet për tërheqjen e gjendjes emergjente, që në Egjipt ka mbretëruar për disa dekada.

Këtë shpallje, marshal Tantavi e bëri sot në një fjalim televiziv, me rastin e njëvjetorit të revolucionit të 25 janarit, nga i cili u përmbys, ish presidenti Hosni Mubarak.

Tantavi tha se masa do të implementohet të mërkurën.

Egjiptianët planifikojnë disa tubime për ta shënuar njëvjetorin e revolucionit dhe për t’i nderuar ata që u vranë në goditjen kundër protestuesve në vitin 2011.

Ligji për gjendjen emergjente në Egjipt, që forcave të sigurisë u jepte fuqi të gjëra, është shpallur në vitin 1981 nga Hosni Mubaraku.

Tërheqja e këtij ligji ishte njëra nga kërkesat kryesore të protestave anti-Mubarak.
XS
SM
MD
LG