Ndërlidhjet

SHBA: En Xhejkobson nominohet për ambasadore në Kosovë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e ka nominuar ish të dërguaren amerikane në Taxhikistan dhe Turkmeni, Trejsi En Xhejkobson, për ambasadore të ardhshme në Kosovë.

Xhejkobson është pjesëtare e karrierës e Shërbimit të jashtëm dhe, pos tjerash, ka shërbyer edhe në Letoni dhe Rusi.

Ajo aktualisht është zëvendës drejtore e Institutit të Shërbimit të Jashtëm, që është qendër stërvitore e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për specialistët e punëve të jashtme.

Nëse konfirmohet nga Senati, ajo do ta zëvendësoj ambasadorin aktual të SHBA-ve në Prishtinë, Kristofer Dell.
XS
SM
MD
LG