Ndërlidhjet

SHBA: U publikuan xhirimet sekrete të Xhon Kenedit


Xhirimet e publikuara, që ish presidenti amerikan, Xhon F. Kenedi, i kishte bërë në mënyrë sekrete në Shtëpinë e Bardhë, përfshijnë edhe një bisedë të frikshme lidhur me atë që do të bëhej dita e funeralit të tij.

Në prag të vrasjes së tij, derisa përpiqej ta aranzhonte orarin e tij, Kenedi kishte theksuar se 25 nëntori i vitit 1963, ishte formësuar të jetë “ditë e vështirë”, pas kthimit të tij nga Teksasi dhe koha në Kejp Kod.

Një anëtar i stafit të Kenedit dëgjohet në shiritin e incizuar duke thënë “është ditë ferri, zoti president”

Ky shkëmbim fjalësh ishte në mesin e 45 orëve të fundit të incizimeve private, që i kishte bërë ish presidenti, e që janë publikuar mbrëmë nga Libraria Presidenciale Xhon F. Kenedi.

Në shirita përfshihen edhe diskutimet për konfliktin në Vietnam, raportet me sovjetikët dhe gara kozmike, planet për Konventën e Demokratëve në vitin 1964 dhe strategjinë për rizgjedhje.

Në incizime ka edhe momente të bisedave me fëmijët e tij.
XS
SM
MD
LG