Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 25 janarin në vite…


1961 - Presidenti amerikan Xhon F. Kenedi mbajti konferencën e parë presidenciale në radio dhe televizion.

1533 - Mbreti i Anglisë Henri VIII u martua fshehurazi me Ani Bolejn, që u bë bashkëshortja e tij të dytë.

1759 - Poeti skocez Robert Burns u lind në Allouej.

1787 - Një numër i vogël i fermerëve në Springfild, Masaçusets, të udhëhequr nga Daniel Shays, u revoltuan kundër ligjeve tatimore. Trupat federale shpërbënë protestuesit, dhe kjo u mbajt në mend si “Kryengritja Shej”.

1882 - U lind shkrimtarja angleze Virgjinia Uolf.

1904 - Dyqind minatorë të qymyrit u bllokuar në një minierë në Pensilvani pas një shpërthimi.

1915 - Aleksander Graham Bell në Nju Jork dhe Tomas Uatson në San Francisko, bënë një transmetimi telefonik.

1918 - Austria dhe Gjermania refuzuan propozimet për paqe të SHBA-së.

1947 - Gangsteri Al Kapone vdiq në moshën 48 vjeçare.

2006 - Grupi militant islamik i Hamasit fitoi një shumicë të madhe të vendeve në zgjedhjet parlamentare palestineze.(g.k.)
XS
SM
MD
LG