Ndërlidhjet

Raportet: Ushtria amerikane i liroi të rrëmbyerit në Somali


Raportet thonë se forcat ushtrarake të Shteteve të bashkuara kanë ndërmarrë një ndërhyrje në Somali, me ç’rast kanë liruar dy persona që ishin rrëmbyer nga piratët.

Është thënë se në këtë aksion ishin të involvuara forcat amerikane me helikopterë, që ishin përleshur me të shtëna armësh me piratët, me ç’rast ka pasur edhe viktima.

Grupi humanitar, Këshilli Danez i Refugjatëve, tha se amerikanja Xhesika Bjukenen dhe danezi Paul Hagen Thisted, janë liruar sot herët në mëngjes gjatë një “operacioni në Somali”.

Nuk ka pasur deklaratë zyrtare nga ushtria amerikane.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se piratët kanë thënë se një numër i piratëve mendohet se është vrarë në përleshjet me forcat e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG