Ndërlidhjet

Republikanët: Obama nuk e ka stabilizuar krizën


Në kuadër të reagimit të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, lidhur me fjalimin vjetor në Kongres të presidentit Barak Obama, guvernantori i Indianës, Miç Daniels, ka thënë se presidenti ishte zgjedhur me premtimet për t’i stabilizuar krizat ekomnomike dhe fiskale.

“Presidenti nuk i ka shkaktuar krizat ekonomike dhe fiskale, që po vazhdojnë sonte në Amerikë. Por, ai ishte zgjedhur sipas premtimeve për t’i stabilizuar ato. Ai nuk mund të pretendoj se gjatë tri viteve të fundit është përmirësuar diçka, pasi është përkeqësuar. Përqindja e amerikanëve të punësuar është në nivelin më të ulët për dekada. Një prej pesë vetëve të moshës së punës dhe afro gjysma e personave nën 30 vjeç, sot nuk shkojnë në punë”, tha republikani Miç Daniels.

Sipas tij, “qeveria federale tash shpenzon një prej katër dollarëve në gjithë ekonominë dhe e huazon një prej çdo tre dollarëve që i shpenzon”.

Në këtë kuadër, guvernatorit Daniels, theksoi se “nuk ka vend, entitet, i madh apo i vogël, publik ose privat, që mund të mbijetoj në takt me borxhet e mëdha siç janë tonat”.
XS
SM
MD
LG