Ndërlidhjet

Podgoricë: Katër ish ushtarë dënohen për krime lufte


Një gjykatë në Mal të Zi i ka dënuar me burg deri në katër vjet, katër ish ushtarë të Jugosllavisë së dikurshme, për krime të luftës kundër të burgosurve kroatë të luftës, gjatë konfliktit në Kroaci në periudhën 1991-95.

Katër vetë u shpallën fajtor nga gjykata për torturë të të burgosurve në një kamp të improvizuar në fshatin Morinj, ndërsa dy të akuzuar të tjerë u liruan për mungesë të provave.

Këto vendime u bënë në rigjykim, pasi më herët Gjykata e Apelit e Malit të Zi e kishte kthyer lëndën.

Deklarata e Kroacisë për pavarësi nga Jugosllavia, në vitin 1991, kishte shkaktuar luftë katërvjeçare me kryengritësit etnikë serbë, që mbështeteshin nga Beogradi.

Në atë kohë, në ushtrinë e Jugosllavisë, e udhëhequr nga Serbët, ishin të përfshirë edhe ushtarët nga Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG