Ndërlidhjet

Mot i ligë në Kosovë


Reshjet e borës që kanë nisur nga e marta, kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë të Kosovës. Sabrije Kamberi, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, thotë se rrugët magjistrale dhe rajonale janë të kalueshme, ndonëse me vështirësi të mëdha, por një gjendje më e rëndë paraqitet tek rrugët lokale në zonat rurale.

Kamberi, tha se pika kufitare Pejë- Kullë –Rozhajë, është tërësisht e bllokuar, ndërsa probleme paraqiten edhe në pikën kufitare në Glloboçicë.

Për shkak të motit të përkeqësuar, edhe udhëheqësit shtetërorë kanë anuluar disa nga aktivitetet e tyre të paralajmëruara për sot.

Moti ka rënduar edhe trafikun ajror. Zyrtarë për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njoftojnë se avionët e linjës ajrore austriake, “Austrian Airlines”, nuk kanë arritur të aterojnë dhe për rrjedhojë fluturimet janë anuluar.

Temperaturat në Kosovë, sot luhaten nga -2 deri në -4 gradë celsius, thotë Sylë Tahirsylaj, drejtor i Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës. Rreshjet pritet të ndalen të enjten, por temperaturat gjithashtu pritet të pësojnë rënie prej -17 deri në -21 gradë celsius në viset malore
XS
SM
MD
LG