Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Policia e konfiskoi një sasi të madhe të drogës


Policia e Shqipërisë thotë se ka konfiskuar 621 kilogramë të kanabisit, që ishte nisur për në Itali.

Droga është gjetur e fshehur në një kamion që synonte të vendosej në një traget për në Itali.

Zëdhënësja e policisë, Ornela Çako, tha se kamioni ishte ndalur dje në portin e Durrësit dhe se shoferi ishte arrestuar.

Kohëve të fundit, policia e Shqipërisë ka konfiskuar afro një tonelatë të kanabisit dhe 10 kilogramë të heroinës, në dy raste të tjera në port.
XS
SM
MD
LG