Ndërlidhjet

Njëvjetori i revoltës në Tahrir

  • RFE /RL



Mijëra egjiptianë janë mbledhur të mërkurën në qendër të kryeqytetit Kajro, për të shënuar njëvjetorin e revoltës masive popullore, e cila e detyroi presidentin shumëvjeçar, Hosni Mubarak, që të paraqes dorëheqje.

Demonstruesit janë tubuar në Sheshin Tahrir, që ishte skenë e protestave, që përfundimisht sollën përmbysjen e Mubarakut, më 11 shkurt të vitit të kaluar.

Raportohet se në mesin e demonstruesve gjenden mbështetës të partive islamike, që janë shumicë në parlamentin e ri të Egjipit, i cili doli nga zgjedhjet e para, pas përmbysjes së Mubarakut.

Aty përfshihen edhe liberalët proreformistë, që po kërkojnë largimin e Këshillit Ushtarak, i cili po sundon në Egjipt prej kohës së dorëheqjes së Mubarakut, dhe pas dënimit të zyrtarëve të involvuar në vrasjen e më se 800 protestuesve, gjatë kryengritjes së vitit të kaluar.

Aktualisht, kundër Mubarakut po zhvillohet procesi gjyqësor lidhur me akuzat për urdhër për vrasje të demonstruesve gjatë kryengritjes.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat.(f.b.)
XS
SM
MD
LG