Ndërlidhjet

Mal i Zi, Shqipëri: Marrëdhënie shumë të mira


Kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq, dhe ai i Shqipërisë, Sali Berisha, kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendve janë “të shkëlqyeshme, dhe se duhet të punojnë në shfrytëzimin e burimeve të përbashkëta natyrore, siç janë Liqeni i Shkodrës dhe Bjeshkët e Nemuna.

Këto komente ata i bënë sot në një konferencë për shtyp në Podgoricë.

Zoti Llukshiq e theksoi bashkëpunimin ndërfqinjësor:

“Ajo çka tregojnë marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Shqipërisë, është angazhimi i plotë për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor”, tha Igor Llukshiq.

Sali Berisha theksoi se Shqipëria e mbështet integrimin e Malit të Zi në NATO.

Mëtutje ai tha:

“Ne kemi bindje të përbashkët se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë dhe do të bëhen gjithnjë e më shumë, një model i shkëlqyer bashkëpunimi dhe miqësie i rajonit tonë”, tha Sali Berisha.
XS
SM
MD
LG