Ndërlidhjet

Obama mirëpret lirimin e pengjeve


Presidenti Barak Obama ka vlerësuar lart forcat speciale të Shteteve të Bashkuara për shpëtimin e dy punonjëseve të huaj, përfshirë një amerikan, të cilët mbaheshin peng nga piratët somalezë që nga tetori i kaluar.

Obama, në deklaratën e bërë publike nga Shtëpia e Bardhë, tha se kjo ngjarje “është edhe një mesazh i fuqishëm për botën, se SHBA-ja do të qëndrojë fuqishëm kundër çdo kërcënimi ndaj popullit tonë”.

Sipas raporteve, forcat amerikane kanë zhvilluar një betejë me piratët duke vrarë nëntë prej tyre.

Pengjet – Xhesika Buhanën, një grua amerikane, dhe Pol Thisted, një burrë danez – kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Shmit, e ka mirëpitur lirinë e tyre.
XS
SM
MD
LG